'Orikun e kemi fqinj, por s'e falim!' Flamurtari në eufori, drejtori sportiv pasi 'shkatërruan' Dinamon: Kreu, i yni deri në fund të kampionatit

29 Tetor 2022, 12:47| Përditesimi: 29 Tetor 2022, 15:54

  • Share

Të hënën rrëmbeu kreun e Kategorisë së Parë, ndërsa këtë të dielë Flamurtari luan derbin me Orikun.

“Oriku e di se kush jemi, por ne i respektojmë të gjithë. Pavarësisht se e kemi ngjitur, fqinj, ata e dinë shumë mirë kush është Flamurtari. Objektivi jonë është gjithmonë për të fituar dhe për të marrë 3 pikët,”-u shpreh Alfred Ferko, drejtori sportiv i Flamurtarit.

Nisja e sezonit ishte e dobët për vlonjatët në Kategorinë e Parë, por fitorja e fundit tenistike 1-5 kundër Dinamos i barazoi në krye me 14 pikë. Për rrjedhojë tani optimizmi është shumë i madh te Flamurtari

“Ishim të bindur se do fillonim të ngrihemi sepse kemi shumë kualitete. I kemi thënë futbollistëve se tani të tjerët do na ndjekin. Nuk e lëshojmë kreun deri në fund,”-tha Alfred Ferko, drejtori sportiv i Flamurtarit.

Kundërshtari i Flamurtarit të dielën në orën 12:30 është Oriku, që renditet në vendin e gjashtë me 10 pikë në Kategorinë e Parë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?