Orion Shima rikthehet pas 7 vitesh mungesë me 'Mes errësirës dhe dritës'

26 Janar 2019, 08:48| Përditesimi: 26 Janar 2019, 08:57

  • Share

Një figurë sa njerëzore aq edhe aliene. Një zhytës që mban veshur kostumin e palombarit vendoset në qendër të tablove të ekspozitës “Mes errësirës dhe dritës”, që është çelur në Galeri 70. Autori i tyre është piktori Orion Shima, i cili rikthehet tek publiku pas 7 vitesh mungesë. Edhe pse zhytësi herë shfaqet në cektësinë e lumit, herë të detit, por asnjëherë ne nuk mund të njohim portretin e tij, që qëndron poshtë skafandrës. 

Titulli përmbledh në një farë mase të gjithë filozofinë e kësaj teme, bëhet për një personazh që jeton në dy habittë, nënujor dhe atë mbi sipërfaqen e ujit. Është pikërisht ky fill lidhës, që unë e gjeta të rëndësishëm që të luaj edhe të krijoj këtë situatë midis dy botës.

Orion Shima, Piktor

Zhytësi është gjysmë jashtë edhe gjysmë brenda ujit, në dy botë të ndryshme nga njëra-tjetra,  por edhe gjysmë njerëzor e gjysmë teknologjik, për shkak të veshjes që mban

E kam zgjedhur këtë tematik, sepse mua më intereson shumë imazhi, duke qenë se vet veshja edhe mënyra e punës që ai bën e alienizon për mua ishte e rëndësishme, sepse dëshira ime ka qenë që njerëzit edhe publiku që i rri përballë pikturës të hyjë në imagjinatë me veprën. S’kam dashur që të detyrojë njeri që ta shikojë sipas mënyrës sime, por t’i krijoj një spektër të gjerë edhe t’u jap mundësi atyre, që ta rikrijojnë vet veprën.

Orion Shima, Piktor

Edhe kësaj here piktori nuk ka hequr dorë nga natyra. Piketat e tij janë të qarta edhe se diku minimizohen dhe diku bëhen më të dukshme.

Uji është një moment shumë i rëndësishëm i pikturave të mia, në seritë ndryshme shfaqet në forma ose në mënyra të ndryshme. Sigurisht që kjo figurë për mua personifikon edhe një lloj artisti, zonën midis krijimit edhe momentit që ai e nxjerr në dritë idenë, ose gjetjen e tij artistike. Më duket një paralele e përshtatshme edhe e bukur, që një artist është gati-gati një lloj palombari i shpirtit të tij. Kjo më integroi që të sillja këtë lloj serie.

Orion Shima, Piktor

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në 31 maj në Galeri 70.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?