Oriz basmat me bajame dhe rrush të thatë nga Doreada Mio

29 Tetor, 11:26| Përditesimi: 29 Tetor, 11:30

  • Share

Oriz basmat me bajame dhe rrush të thatë

Përbërësit:

  • 1 filxhan oriz basmat
  • 2 filxhanë lëng pule ose brodo
  • 50 gr bajame të qëruara
  • 50 gr rrush të thatë
  • 1 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë të vogël gjalpë
  • Kripë sipas dëshirës

Përgatitja:

Kaurdisim orizin për pak minuta me pak gjalpë dhe vaj ulliri dhe më pas shtojmë lëngun e mishit. E lëmë të gatuhet njësoj siç veprojmë me pilafin. Në një tigan të vogël kaurdisim me pak gjalpë bajamet dhe rrushin e thatë dhe ia shtojmë orizit pasi të gatuhet.  

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?