Oriz i pjekur në furrë
Përbërësit:
- 250 gr oriz
- 100 gr bizele
- 1 karrotë
- 150 gr proshutë ose sallam
- 150 gr djathë i fortë
- 2 vezë
- 2 lgj djathë parmixhano
- Kripë dhe piper
- Pak majdanoz
- Vaj ulliri ose gjalpë për tepsinë
Përgatitja:
Ziejmë orizin paraprakisht, e kullojmë dhe e lëmë mënjanë të ftohet pak. Në një tas të madh, shtojmë të gjithë përbërësit: orizin, karrotën e grirë, proshutën, djathin, bizelet vezët, djathin, kripën, piperin dhe majdanozin. I përziejmë mirë që masa të bëhet homogjene. Lyejmë një tavë me pak vaj ose gjalpë dhe shtrojmë masën e përgatitur. Sipas dëshirës, mund të shtojmë pak djathë të grirë sipër për një kore të artë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 25–30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër.
Këshilla nga Albana: Mund të shtosh edhe pak speca të kuq ose misër për ngjyra dhe shije. Shërbehet e ngrohtë shoqëruar me një sallatë të freskët.
Komente
