ORIZ ME ANANAS
Përbërësit:
2 filxhanë çaji oriz kokërrgjatë
½ ananas në kubikë
½ lugë kafe hudhër e grirë
1 lugë gjelle qepë e thatë e grirë
2 lugë gjelle qepë e njomë e grirë
2 lugë gjelle bizele të ngrira
1 lugë gjelle rrush i thatë
1 majë luge spec djegës
6 karkaleca të qeruar
1 omletë të prerë në rripa
1 lugë gjelle koncentrat perimesh
1 lugë gjelle salcë peshku
½ lugë kafe kerri
1 lugë gjelle fara susami
Përgatitja
Orizin e shplajmë 2-3 herë në ujë, e lëmë të kullojë, e ziejmë.
Skuqim bashkë qepën, specin djegës, karkalecat për 2 minuta me zjarr të mesëm. Shtoni në tigan koncentratin e perimeve, salcën e peshkut, bizelet e ngrira, kasjus. Shtohet orizi deri sa të marrë ngjyrën në unifromë. Shtohet mishi I thatë dhe ananasi.
E vendosim te zhgualli I anansit, pasi kemi hequr frutin e brendshëm. Vendosim bishtat e grirë të qepës së njomë, vezën në rripa dhe fara susami.
Komente
