Receta

Oriz me kunguj të njomë dhe kopër nga zonja Albana

16 Qershor, 11:33| Përditesimi: 16 Qershor, 11:35

  • Share

Oriz me kunguj të njomë dhe kopër

Përbërësit:

  • 1 filxhan oriz
  • 2 kunguj të njomë
  • 1 qepë mesatare
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 tufë kopër e freskët
  • 1 thelpi hudhër (opsionale)
  • ½ limon (lëngu dhe pak lëkurë e grirë)
  • 2 filxhanë ujë ose lëng perimesh
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Lajmë orizin dhe e lëmë pak në ujë të vakët për 10 minuta. Në një tigan të thellë, skuqim qepën e grirë hollë me vajin e ullirit derisa të zbutet. Shtojmë kungujt e prerë në kubikë ose rrathë të hollë dhe i kaurdisim për 5 minuta. Shtojmë hudhrën (nëse dëshirojmë), më pas orizin e kullojmë dhe e përziejmë me perimet. Hedhim ujë ose lëng perimesh, kripë e piper dhe e lëmë të ziejë me kapak për 15–20 minuta derisa të përthithet lëngu. Në fund shtojmë koprën e freskët dhe pak lëkurë limoni të grirë.

Këshillë nga Albana: Shërbeje me pak kos të ftohtë në krah ose një sallatë me domate. Shtimi i pak djathi të bardhë të thërmuar përmbi i jep një kontrast të këndshëm!

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?