Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se ka udhëtuar pak ditë më parë me charter privat 'jo për të zgjidhur ndonjë hall të shqiptarëve, por për qejfet e veta'.
Me një deklaratë për mediat, deputetja e PD, Orjola Pampuri akuzoi Ramën se po harxhon e po shpërdoron paratë e shqiptarëv, teksa thekson se në një udhëtim me charter harxhohen 120 mijë euro vetëm për karburant.
"Në një kohë kur Shqipëria është vendi me i korruptuar në Europë, kur shqiptarët kanë nivelin më të lartë të varfërisë, paguajnë çmimet më të larta dhe marrin pagat më të ulëta, Edi Rama sillet si sheik me paratë e shqiptarëve. Vetëm disa ditë më parë, Rama ka udhëtuar me charter privat, jo për të zgjidhur ndonjë hall të shqiptarëve por për qejfet e veta. Edi Rama harxhon paratë e taksave të shqiptarëve për të pastruar imazhin e tij të zi si njeriu që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë, si njeriu që veshi me pushtet kriminelët dhe që ka shndërruar në sistem shitblerjen e votës. Vetëm për karburantin e një udhëtimi qejfi të Edi Ramës, harxhohen 120 mijë euro nga paratë e shqiptarëve", thotë Pampuri.
Ajo i ka drejtuar edhe disa pyetje Ramës, teksa kërkon transparencë.
"Sot në emër të gjithë shqiptarëve paratë e të cilëve po i vjedh e shpërdoron, i drejtojmë këto pyetje kryeministrit: A përdore charterin privat për të dhënë intervistë per ”Manager Magazine”? Sa para ke shpenzuar vetëm për charterin në këtë udhëtim luksi? Sa është kosto e gjithë qëndrimit në resortin luksoz të Europës? Shqiptarët sot kerkojne përgjigje dhe transparencë! Me lekët e kujt bredh Edi Rama në resortet më luksoze të Europës? Kush ka firmosur për udhëtimet e tij? Kush i ka paguar ato? Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit", shprehet Pampuri.
Ik moj shkerdhate mashtruse mutit , ja dhe vllait tenderin te shpiat e termetit mer plerat e mutit, kenej merni leke nga rama kenej boni teater rrace e keqe
PërgjigjuPo pse me çfare duhet te levizi Kryeministri sipas jush me kale. Po me Charter do levizi si gjith homologet e tij ne gjith boten.PD dhe ju keni ngelur mjerane komplet prandaj kaloni nga humbja ne humbje.
PërgjigjuSipas gjenive te maktematikes PeDeiste i bie qe Rama te ket ndenjur ne ajer afersisht 60 ore, mesatarja e qirase per nje Jet eshte rreth 2000 euro ne ore fluturimi. Domethene e ka bere 3 here giron e botes pa ndaluar hahahahahahahah
Përgjigju