Politikë

Orjola Pampuri sulmon sërish Maznikun: Gënjen për faturën e hotelit luksoz

1 Tetor 2019, 21:22| Përditesimi: 1 Tetor 2019, 21:26

  • Share

Parti Demokratike ka vijuar me sulmet ndaj  nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku duke thënë se ai gënjen për shpenzimet e bëra.

Ditën e  sotme në një studio televizive Mazniku iu përgjigj akuzave të bëra nga PD-ja se kompania “Fusha SH.P.K” ka paguar një hotel luksoz ku ai qëndroi në Barcelonë, ndërsa në këmbim ka përfituar tendera, duke thënë se ia ka lënë në dorë drejtësisë.

Ish deputetja e PD, Oriola Pampuri reagon sërish për rastin “Mazniku” duke thënë se agjencia e Prokurimit publik provoi se ai së bashku me krybashkiakun Veliaj ka shpenzuar mbi 9 milion lekë për udhëtimet në Barcelonë.

Ditën e djeshme Mazniku u paraqit në Prokurori ku është pyetur ne lidhje me çështjen  nëse ka shkelur ligjin teksa biznesmeni Shkëlqim Fusha i ka paguar atij një faturë hoteli në Barcelonë.

Reagimi i Pampurit:

Genjeshtra është rruga që ka zgjedhur dyshja e vjedhjeve në bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj dhe Arbian Mazniku.

Njësoj si Veliaj, edhe Mazniku doli sot i gënjeu përseri qytetaret per netët luksoze në hotelin e Barcelonës ku fjeti me nje cmim prej 908 euro nata. Nuk tha dot asgjë, përveç asaj që kanë kohë që bashkë me mjeshtrin e mashtrimit  dinë të bëjnë më mirë: të fshihen pas gënjeshtrave. Dhe normalisht kështu tentojnë të bëjnë për budallenj qytetarët, që në këtë rast I kanë paguar faturën e majme të luksit të nën/kryetarit të bashkisë dhe oligarkut të preferuar të kryemashtruesit Veliaj, Fusha shpk. Pra, Mazniku i Veliajt nuk mundi të thotë asnjë fjalë për faturën e firmosur nga Shkëlqim Fusha duke ia lënë zbardhjen e të “vërtetës”në dorë institucioneve, njësoj siç ua la institucioneve shefi i tij vrasjen e Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës.

Dokumenti i Agjencisë së Prokurimit Publik provoi qartë se dyshja Veliaj-Mazniku ka shpenzuar mbi 9 milionë lekë për udhëtimin e tyre bashkë me ortakun e tyre Shkëlqim Fusha në Barcelonë.

 Besoj e mbani mend kur në reagimin për Zërin e Amerikës, për të justifikuar pagesën prej 1816 euro të hotelit të Maznikut prej kompanisë Fusha, Bashkia deklaroi se të gjitha shpenzimet e udhëtimit i pagoi kjo kompani që ndërtoi sheshin Skënderbej.

Një provë kjo se Veliaj bashke me Maznikun po gënjejnë qytetarët e Tiranës për udhëtimin luksoz dy ditor në Barcelonë.

Komento

Komente

  • Gafurri: 02/10/2019 01:02

    O Beno ke plotesisht te DREJTE Mazniku eshte RILINDJA e Rames qe dote thote korrupsion vjedhje KRIMINALITET dhe droge

    Përgjigju
  • Ben: 01/10/2019 22:03

    Ne fakt,ne kete rast kjo tyryfycka e PD-es ka te drejte.Degjoni deklaratat e Maznikut,ne tv,kur doli nga prokuroria,jane qesharake,thote qe njeriu duhet te thote te verteten,E vërteta mund baltën dhe futja kot.Nuk thote pergjigjen me te thjeshte,Fatura tregon se ti ka paguar Fusha,eshte e vertete apo jo.Kaq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?