Performanca e orkestrës ë TKOB në Bullgari

Orkestra dhe kori i TKOB-së performojnë në Sofie të Bullgarisë

14 Dhjetor 2023, 17:16| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 17:23

  • Share

Muzikali “Callas and Onassis” ka bërë bashkë artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe artistët e Teatrit te Varnës në Bullgari një një bashkëpunim të sukseshëm që tërhoqi vëmendjen e publikut në Sofie.

Pas suksesit që kjo vepër pati në skenën e TKOB-së, artistët shqiptarë morën këtë herë duartokitjet dhe vlërësimet e publikut bullgar, për talentin dhe profesionalizmin e treguar.

Kjo shfaqje me bashkëpunimin e TKOB-së dhe Teatrit të Varnës u ndoq nga afër edhe nga dy presidentët, presidenti bullgar Rumen Radev, dhe ai i Shqipërisë Bajram Begaj.

E pranishme për të parë nga afër këtë shfaqje në Bullgari, Drejtoresha e Përgjthshme e TKOB-së, Abigeila Voshtina, u shpreh se bashkëpunime të tilla i afrojnë më shumë dy vendet tona, duke treguar që artistët shqiptarë janë tashmë artistë të një niveli evropian.

“Prania jonë këtu vërteton edhe njëherë se muzika nuk njeh kufij, pasaportë dhe doganë, dhe vërteton edhe njëherë marredheniet e shkëlqyera mes dy vendet tona. Në Shqipëri ne kemi një shprehje “nuk bëhet festë pa miq” dhe jemi të nderuar që jemi këtu për të nisur së bashku edhe festimet e Vitit të Ri.

Shqipëria dhe Bullgaria kanë një histori të gjatë marrëdhëniesh kulturore, dhe shpresoj që këto bashkëpunime, ti intensifikojmë dhe ti çojmë më tej në të ardhmen, edhe në art e kulturë. Ne nuk do ndalemi deri në ndërkombëtarizimin dhe evropianizimin e Teatrit tonë, nëpermjet rritjes së cilesisë artistike dhe ritmit të shpejte.” – u shpreh zonja Voshtina.

Ajo theksoi se bashkëpunime të tilla do të vijonë edhe në të ardhmen, për ta bërë Teatrin e Operës dhe Baletit, një Teatër të të njohur ndërkombëtarisht.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?