Tiranë- Presidenti francez Emanuel Macron po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Brigitte, delegacioni përkatës, por jo vetëm.
Edhe orkestra e Gardës Republikane franceze ndodhet në Tiranë, teksa sonte do të japë edhe një koncert në orën 19:00 te Universiteti i Arteve, së bashku me Orkestrën Simfonike Frymore të Forcave të Armatosura të Ushtrisë (Ministria e Mbrojtjes).
Koncerti do të drejtohet nga Frédéric Foulquier, Altin Babameto dhe Harlen Nikolli, kurse hyrja për qytetarët do të jetë e lirë.
“Sonte, në Universitetin e Arteve, Tiranë, Musique de la Garde Républicaine dhe Orkestra Simfonike dhe Frymore e Forcave të Armatosura ju ftojnë në një koncert të jashtëzakonshëm në ora 19:00”, njofton selisa e Forcave të Armatosura dhe vetë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Komente
