Orkestra e Harqeve në Durrës koncert festiv në teatrin ‘Aleksandër Moisiu’

29 Dhjetor 2023, 10:12| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 10:47

  • Share

Teksa edhe pak ditë kanë mbetur nga ndërrimi i viteve, Orkestra e Harqeve e Qendrës Kulturore "Aleksandër Moisiu" në Durrës dha mbrëmjen e së enjtes koncertin festiv me pjesë nga kompozitorët shqiptarë dhe të huaj.

Premierë për këtë natë orkestrale ishte vepra e kompozitorit durrsak Moni Kuriçi "Suitë ballkanike", si dhe vepra e njohur "Serenade" e kompozitorit çek Josef Suk.

Publiku durrsak i cili pati mundësinë e hyrjes së lirë, tejmbushi sallën e Pallatit të Kulturës duke duartrokitur pas çdo pjese të luajtur.

Për dirigjentin Petrika Afezolli dhe kompozitorin Moni Kuriçi, pagesat e artistëve janë ende larg shpërblimit monetar, që aplikohet në qytetet e tjera të vendit, por ata gjetën rastin të bëjnë disa falenderime modeste në nisje të kësaj mbrëmje festive.

Në skenë u ngjit dhe mezzosoprano Olta Juba e cila ishte pjesë e programit dhe këndoi një pjesë nga opera “Karmen”, pjesë të cilën publiku e përshëndeti me duartrokitje të shumta.

Aktualisht Orkestra e Harqeve të Durrësit përbëhet nga 20 instrumentistë së bashku me dirigjentin e saj, të cilët paguhen nga buxheti i bashkisë, ndërsa pagesat e 4 instrumentistë të tjerë mbulohen nga sponsorët dhe bizneset.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?