Sociale

Orkestra Frymore performon në rrugët e Durrësit, pjesë nga autorë shqiptarë e të huaj, Jakova e Morricone

5 Gusht, 16:45| Përditesimi: 5 Gusht, 17:00

  • Share

Durrës - Një mbrëmje vere e mbushur me atmosferë festive u zhvillua të hënën në sheshin “Liria” dhe përgjatë bulevardit “Epidamn”.

Orkestra Frymore e Durrësit, nën drejtimin e dirigjentit Saimir Kalaja, solli një koncert të paharrueshëm për artdashësit dhe qytetarët e shumtë që kishin mbushur hapësirën publike.

Interpretimi i marshimeve solemne, përgjatë bulevardit, u prit me duartrokitje.

Ky aktivitet artistik është menduar posaçërisht për sezonin turistik, duke u ofruar vizitorëve nga vende të ndryshme të botës një eksperiencë kulturore ndryshe në qytetin bregdetar.

“Përmbledh vepra të autorëve shqiptarë e të huaj, por dhe pjesë të shkruara enkas për një orkestër frymore, por dhe pjesë të transkriptuara nga reportori i orkestrës për një orkestër frymore”, thotë Saimir Kalaja, drejtuesi i orkestrës.

Një nga momentet më të spikatura ishte interpretimi i solistes Juna Ruçi, e cila emocionoi publikun me vokalin e saj të fuqishëm.

“Është një emocion shumë i madh të këndoj pata gjithë këtyre njerëzve, me një këngë kaq të bukur si ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’ dhe jam shumë krenare për veten time”.

Publiku pati rastin të dëgjonte një repertor të larmishëm, ku u ndërthurën krijime të kompozitorëve shqiptarë si Prenk Jakova e Feim Ibrahimi, me vepra të emrave të mëdhenj botërorë si Georges Bizet, Dmitri Shostakovich, Ludwig van Beethoven, Ennio Morricone dhe legjendarët “The Beatles”.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • TIMI BALES: 06/08/2025 08:05

    RRITINI RROGEN KETYRE SE GJYNAH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?