Orkestra Sinfonike e Forcave të Armatosura më e mira në vend! Triumfon në festivalin 'Takimi kombëtar i orkestrave të harqeve dhe muzika e dhomës'

3 Tetor, 16:53| Përditesimi: 3 Tetor, 17:02

  • Share

Festivali “Takimi kombëtar i orkestrave të harqeve, muzika e dhomës dhe krijimtaria e saj” uli siparin në Teatrin Skampa të Elbasanit.

Orkestra  sinfonike e Forcave  të Armatosura fitoi edicionin IX të këtij festivali. Cmimi i dytë shkoi për orkestrën  e shoqatës ‘simfo art’, ndërkohë ansambli më i mirë u vlerësua Quinteti ‘Ad Libitum’ i Shkodrës.  Instrimentisti më i mirë nga juria profesioniste, u vlerësua Erand Kurani.

Festivali i vetmi i këtij lloji në vend synon të mbajë gjallë traditën. Drejtori artistik, dirigjenti, Blerim Narazani thekson rëndësinë e këtij eventi për shkollat e muzikës dhe universitetin e arteve, pasi interesi duket në rënie dhe rreziku i madh.

Në festival morën pjesë, 12 orkestra sinfonike, nga disa qytete si Korça, Shkupi, Vlora, Durrësi. 200 artistë u ngjitën në skenë përgjatë tre netëve, ndërsa të ftuar special ishin një orkestër bullgare dhe Duo Violinë e Violë nga Spanja.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?