Ornela Kullolli flet për terapinë e gjumit, ja si të 'disiplinoni' bebet tuaja

21 Prill 2020, 10:42| Përditesimi: 21 Prill 2020, 11:12

  • Share

Shumë nënave të reja u duhet që të përballen me një sërë shqetësimesh në muajt e para të ardhjen në jetë të bebeve të tyre. Që nga ushqyerja e tyre, por edhe mungesa e gjumit gjatë natës janë ndër shqetësimet kryesore. Pikërisht për këtë të fundit, Ornela Kullolli, një nënë e re shqiptare që jeton në Turqi, ka krijuar të ashtëquajturën ‘terapi gjumi’, për t’i ardhur në ndihmë të gjitha nënave të reja. Por çfarë është kjo terapi, si bashkëpunon ajo me nënat, rezultatet e komunikimeve të saj përmes thjesht një profile në instagram ajo i tregon në një bisedë në “Rreze Dielli”.

Kullolli thotë se fillimisht këtë ‘terapi’ e aplikoi te fëmija i saj dhe e ndau edhe mikeshat në rrjetet sociale, të cilat gjithashtu  mësuan fëmijët e tyre me sjelljet e rregullta të gjumit.

‘Kur vjen bebi në jetë, shumë nëna vetëm për gjumin nuk merakosen, pasi kanë momente të tjera për të cila duhet të shqetësohen. Por pas muajit të gjashtë fëmijët mësohen me disa sjellje të gjumit. Nëse I tundim, do të kërkojnë të tunden gjithmonë kur flejnë. Cdo nënë duhet ti mësojë fëmijët sesi të flenë në mënyrë të qetë dhe të rehashme. I shpërndaj keshillat e mia në faqe, unë I jap një rutinë të rregullt gjumi për bebet nënave, duke I kombinuar të gjitha këto, duhet të mësojmë për orare të regullta gjumi, dhënia e qumështit atëherë kur nuk është e nevojshme, i krijon varësi. Duhet të pyetet mjeku,sa herë ka nevojë për tu ushqyer gjatë natës dhe aq herë duhet ta ushqejmë gjatë natës. Rezultatin e parë e kam marrë te fëmija im. Nga të paktën 30 nëna që jam marrë, ka rezultuar që të gjitha ato janë marrë feedback.” shprehet Ornela Kullolli në “Rreze Dielli”.

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?