Ornela Vorpsi

Ornela Vorpsi: Me Edi Ramën isha e dashuruar në mënyrë platonike, por ai s’më ka dashur

11 Prill 2018, 17:38| Përditesimi: 11 Prill 2018, 22:03

  • Share

Ornela Vorpsi e ftuar në COD, në ambjentet e kryeministrisë, ku do të ketë ekspozitën e saj të parë personale në Shqipëri të titulluar “Providence” ka rrëfyer për miqtë e librit, afërsinë dhe njohjet që ka pasur me mikun e saj, Edi Rama.  Shkrimtarja shqiptare njihet për shumë çmime në arenën ndërkombëtare, ndërkoëh që në vendin e saj prezantohet për herë të parë një ekspozitë të artit pamor.

Ornela Vorpsi është shprehur publikisht se projekti i përkthimit të veprave të saj në shqip I ishte premtuar nga kryeministri. Por që ky i fundit, me punët e shumta politike që ka, nuk ka gjetur kohën të ulet e të përkthejë Ornelën në shqip”, ka thënë Vorpsi.

“Unë Edin e kam takuar në moshën 18 vjeç në Institutin e Arteve. Vija nga një familje që babain ma futën në burg, dhe pa vdekur Enver Hoxha, nuk më lejohej të ndiqja Akademinë e Arteve. Pas vdekjes së tij, nisa studimet aty ku doja. Dhe u gjenda në Akademi, kur Edi ishte pedagog. Ishte vetëm 22 vjeç, dhe ishte aq i aftë, sa e kishin mbajtur në Katedër” rrëfeu ajo pasditen e djeshme në aktivitetin "Letërsia dhe Qyteti" të drejtuar nga Beti Njuma dhe Alda Bardhyli.

“Edi, ishte dukshëm në distancë të jashtëzakonshme me ç’të ofronte Shqipëria atëkohë. Ndoshta i kishte edhe mundësitë. Por sido që të jetë. Ai kishte karizmën, sharmin dhe kishte lexuar jashtë mase. Për mua, humnera mes Edit dhe profesorëve të tjerë ishte e madhe”, rrëfen Ornela, për artistin kryeministër që sot do ta presë në COD për ekspozitën e parë të saj në vendin ku lindi.

“E kush nuk e donte Edin?”, tha Vorpsi,  “Me Edin, isha e dashuruar në mënyrë platonike. Ai nuk më ka dashur. Si njeri, për mua, ka qenë një gjeni”, dhe salla shpërthen duke qeshur nga sinqeriteti pa dorashka i vajzës bukuroshe, sot 49 vjeç, nënë e një vajze 9 vjeçare.

“Duhet ta dini, që kur ishte në Paris, magjepsi gjithë Parisin. Sepse ai ka elokuencë dhe kulturë të gjithanshme. A mendoni, a kishte në atë kohë një njeri aq të ri dhe aq të ditur që fliste për filozofinë e Martin Heidegger (filozof gjerman, më i njohuri dhe më i rëndësishmi për shekullin e 20-të – shënim i redaksisë)” thotë Ornela Vorpsi, ndërsa nuk fsheh admirimin për Edi Ramën, artist.

Por, pyejeve të gazetareve për të vlerësuar Edi Ramën Ornela i është përgjigjurë se “Kam 27 vjet që jetoj jashtë vendit. Nuk e njoh Edin si politikan. Nuk mund ta ndjekë në gjithë këtë dimension, sepse nuk jam e zhytur në jetën shqiptare”

Ajo ka shrehuar ndërkohë sipati për kryeminstrin për faktrin se ka bërë qendërë Kulturore COD brenda kryeministrisë. “Nuk kam parë, dhe kam shëtitur shumë, në asnjë shtet tjetër, që në gjirin e pushtetit të vetë, të sjellë qytetari brenda saj, me artin dhe kulturën e edukimin. Një qeveri që ndërton një hapësirë ku vjen qytetari dhe takohet me artistin, dhe e bërë në një nivel kaq të lartë, është shumë domethënëse”, është shrehur Ornela Vorpsi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • xXx: 12/04/2018 00:36

    Je kandidatja e ardhshme per zv/kryeministre me kete qe ke bere...

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 11/04/2018 18:29

    Kjo ornela vorpsi është e bija seit vorpsit kjo ka qën një vajz shum e mir i ngjan të ëmës kurse i jati seit vorpsi ka qen një hajdut ordiner një imoral i ndyr me një fjal i ati një surugato . Po kjo nje vajz ideale nuk thon kot nga fera del trëndafili d nga trëndafili del fera

    Përgjigju
    • konjak: 21/04/2018 11:49

      Iku dimeri ,shkoi e vate -Erdh pranvera pa hallate -Mbeti Ornela pa dharte.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?