Anija turke 'Oruç Reis' rikthehet në Mesdhuen Lindor/ Tensioni turko-grek për kufijtë detar vazhdon

12 Tetor 2020, 09:44| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 17:57

  • Share

Pavarësisht kërcënimeve për vendosjen e sanksioneve nga BE dhe tensioneve me Greqinë dhe Qipron  Anija turke Oruç Reis, do ti rikthehet fushatës kërkimore në Mesdheun Lindor për 10 ditët në vijim.  Në misionin e saj që nis sot dhe zgjat deri më 22 Tetor,  ajo do të shoqërohet edhe nga dy anije të tjera, Ataman dhe Cengiz Han.

Anija kërkimore Turke nisi misionin e saj në kërkim të hidrokarbureve në mesin e Gushtit duke shkaktuar tensione të shumta me Greqinë dhe Qipron, në lidhje me territorin në të cilit po zhvillonte kërkimet , mosmarrëveshje të cilët u dukën se u qetësuan me tërheqjen e anijes në muajin shtator.

Greqia dhe Turqia  edhe pse të dy  vende anëtarë të NATO-s, kanë  pasur një histori të gjatë mosmarrëveshjesh sa u përket kufijve detarë. 

Tensionet u rindezën në kohën kur Turqia vendosi anijen e kërkimit sizmik dhe anijet luftarake në ujërat e diskutueshme në 10 gusht. Oruç Reis, si dhe dy anije ndihmëse, u dërguan për të kërkuar depozita potencialisht të pasura të naftës dhe gazit në jug të ishullit grek të Kastellorizo.

Më herët, BE kërcënoi vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë nëse nuk tërhiqet nga fushatat kërkimore, sipas tyre të paligjshme në ujërat e pretenduara nga Qipro dhe Greqia. Kërcënim i cili është konsideruar si jokosntruktiv dhe nuk është marrë parasysh nga Turqia.

Ora 16:11
Greqia dhe Bashkimi Europian reagojnë kundër rinisjes së misionit të anijes turke 'Oruç Reis'

Njoftimi I Navtex Turkey për rinisjen e misionit anijes Turke Oruç Reis ka ngjallur reagime të shumta në Greqi dhe në Bashkimin Europian. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pati sot një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Mitsotakis i vuri në dukje Michel se ai do të paraqesë në takimin e Këshillit Evropian të 15-16 tetorit këtë veprim të ri të njëanshëm, i cili është një përshkallëzim serioz nga ana e Turqisë.

Veprimi i Turqisë ngjalli reagimin e BE, Përfaqësuesi i Lartë i BE për politikën e jashtme Joseph Borrel u shpreh se në ditët në vijim BE do të bëjë publik masat e reja që do të ndërmerren kundër Turqisë, pasi veprimet e saj të njëanshme cenojnë paqen dhe stabilitetin në zonë.

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë rritur sërish ditën e sotme. Turqia publikoi më herët një njoftim sipas të cilit anija e kërkimit “Oruç Reis” do të kryejë operacione në jug të ishullit Kastelorizo duke bërë që Greqia të japë alarmin.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?