Takimi i gjyqtareve me OSBE

Politikë

OSBE mbledh gjyqtarët, fokus forcimi i rolit të tyre në mbrojtjen të drejtave themelore të qytetarëve

7 Mars, 17:18| Përditesimi: 7 Mars, 17:24

  • Share

TIRANË-Ditën e sotme u mblodhën në një trajnim të organizuar nga OSBE bashkë me Shkollën e Magjistraturës në Shqipëri, gjyqtarët e Gjykatave Administrative, këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë.  Tema e diskutimit lidhej mes legjislacionit kombëtar, atij të BE-së dhe standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. 

Clarisse Pasztory, zëvendëskryetarja e Prezencës së OSBE-së në hapje të trajnimit së bashku me drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi dhe presidenti i AEAJ-së, Sylvain Mérenne theksuan rolin thelbësor që luajnë gjyqtarët në ruajtjen e sigurisë ligjore, pavarësisë gjyqësore, si dhe mbrojtjen të drejtave themelore të qytetarëve.

Në këtë kuadër OSBE vendos në vëmendje ruajtjen e integritetit dhe dinjitetit të rolit të gjyqtarëve për mos tu ndikuar nga asnjë rrethanë që cënon vendimet që ata marrin si të anshme dhe të pozicionuara. 

Gjyqtarët Edith Zeller dhe Eva Wendler ndanë njohuritë e rëndësishme se si gjykatat evropiane i trajtojnë këto sfida dhe e integrojnë ligjin e BE-së në sistemet kombëtare.
Prezenca e OSBE-së thekson se, mbetet një partner krenar i sistemit gjyqësor shqiptar, përherë e gatshme të mbështesë dhe promovojë pavarësinë, integritetin dhe rritjen profesionale të magjistratëve për një shtet të së drejtës sa më të fortë e të qëndrueshëm.
 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?