Deputetja e PD-së, Ina Zhupa

OSBE reagon për lirinë e medias, Zhupa: PD në krah të gazetarëve, Edi Rama po cenon fjalën e lirë

8 Korrik 2022, 14:49| Përditesimi: 8 Korrik 2022, 14:55

  • Share

Partia Demokratike përshëndet reagimin e OSBE për Lirinë e Medias, të publikuar dje pak para protestës së 7 korrikut. Theksi që OSBE vendos mbi të drejtën e gazetarëve “për të kërkuar, marrë dhe ndarë informacionin që kanë zyrtarët publikë”, është mesazh i hapur alarmi pas shkeljeve të fundit brutale të lirisë së gazetarëve nga kryeministri Rama.

'Partia Demokratike ka denoncuar pa ndërprerje, dhe do ta vazhdojë te denoncojë kundërvajtjet seriale të këtij armiku të lirisë së shtypit dhe gazetarëve të pavarur në Shqipëri. Ne vëmë theksin te rëndësia e reagimeve të tilla dhe u bëjmë thirrje të bëjnë të njëjtën gjë dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Edi Rama luan në Shqipëri mikun e ndërkombëtarëve, por miqtë e vendit tonë nuk duhet të lejojnë që, në emrin e tyre të flasë dikush që ia nxin faqen si atyre, ashtu edhe Shqipërisë. Pika e fundit e deklaratës së OSBE, është gjithashtu e rëndësishme: Nuk ka siguri pa liri të medias.

Ne theksojmë se pa liri të medias nuk ka siguri, transparencë dhe as votë të lirë. Edi Rama i ka cenuar të gjithë këta përbërës të demokracisë dhe për këtë nuk duhet heshtur. Partia Demokratike përshëndet edhe njëherë qëndrimin e OSBE, dhe u bën me dije gazetarëve se do të jetë në krah të tyre, dhe kundër të gjithë kërcënuesve të lirisë së medias.'- tha Zhupa.

OSBE në Shqipëri publikoi një mesazh në Twitter për lirinë e shtypit në Shqipëri.

Në llogarinë zyrtare e OSBE thuhej se liria e medias është një ndër treguesit thelbësore të demokracisë.

“E drejta e gazetarëve për të kërkuar, marrë dhe dhënë lirisht informacionin e mbajtur nga organet publike është një pjesë integrale e punës së tyre dhe një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Nuk ka siguri pa lirinë e medias.

Liria e medias dhe aftësia e gazetarëve për të raportuar lirshëm për çështje me interes publik është një nga treguesit thelbësorë të demokracisë.

OSBE është fuqimisht e përkushtuar ndaj rolit që luajnë gazetarët në aspektin jetik të proceseve vendimmarrëse të mirinformuara publike, transparente, të përgjegjshme dhe demokratike në Shqipëri.”- thuhej në njoftim. 

Pak ditë më parë në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, gazetari pyeti këtë të fundit nëse e ka takuar bashkëshortin e saj, investitor strategjik, në prani të dy anëtarëve të administratës, siç e parashikon kodi i ri etik apo e ka thyer kodin e ri i cili parashikon sanksione deri në largim nga puna. Kjo për kreun e qeverisë u cilësua si shkelje etikës, dhe çoi gazetari për ‘3 muaj në riedukim’. Vendimi për pezullimin e gazetarit nga konferencat për tre muaj nuk u prit mirë nga aktivistët dhe të tjerë gazetarë të cilët një ditë më parë u ngritën në protestë.

Ora 15:19
Rama dërgoi gazetarin për 'riedukim', Balla: Në Shqipëri ka liri të medias! Edhe Trump i hiqte fjalën gazetarit të CNN

 

Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla komentoi incidentin e kryeministrit Edi Rama i cili dërgoi për 3 muaj riedukim gazetarin. Ai solli rastin kur ish-presidenti Donald Trump i hiqte fjalën gazetarit të CNN gjatë konferencës për shtyp.

“T’ju them të drejtën në Shqipëri ka liri mediash. Sepse fakti që kemi një diversitet kaq të madh nëse do t’i krahasonim sa outletesh mediatike kemi në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera, kemi më shumë. Të gjitha këto rekomandime të shihen në kuadër më të gjerë dhe rajonal. Ka ndodhur nga koha kur Donald Trump i kërkonte heqjen e fjalës së një gazetari të CNN në konferencë për shtyp. Të gjithë biem dakord që SHBA janë modeli më i mirë i lirisë së medias dhe demokracisë. Unë kam studiuar modelin e demokracisë amerikane. Natyrshëm që fakti që ju ngrini, nuk ka të bëjë aspak me lirinë e medias. Është çështje e komunikimit, kur mblidhemi të diskutojmë një çështje të rëndësishme. Rasti i asaj dite ishte një gjë e madhe, një bazë ushtarake e NATO-s në Shqipëri. Dhe nga kjo kalojnë në një çështje tjetër. Ju jeni ekspertë të kësaj fushe, nuk dua të hyjë në detyrën tuaj. Komunikimi publik është një detyrim”,  tha ai.

Pak ditë më parë në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, gazetari pyeti këtë të fundit nëse e ka takuar bashkëshortin e saj, investitor strategjik, në prani të dy anëtarëve të administratës, siç e parashikon kodi i ri etik apo e ka thyer kodin e ri i cili parashikon sanksione deri në largim nga puna. Kjo për kreun e qeverisë u cilësua si shkelje etikës, dhe çoi gazetari për ‘3 muaj në riedukim’. Vendimi për pezullimin e gazetarit nga konferencat për tre muaj nuk u prit mirë nga aktivistët dhe të tjerë gazetarë të cilët një ditë më parë u ngritën në protestë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/07/2022 03:27

    O Balle,diversiviteti i mediave dhe numri i tyre nuk jane tregues i lirise.Nen diktature kishim gazeta e revista pa fund,kishim TV,radio,por te gjitha i benin hosana e temena E.H dhe PPSH.Ne nje koment qe bera para disa ditesh,qe nuk u publikua, theksova faktin qe /riedukimi/ do te pasqyrohej ne raportin vjetor per lirine e mediave qe do te behej ne te ardhmen.Duket qe OSBE e ka bere vleresimin e saj qe tani.

    Përgjigju
  • Ema: 08/07/2022 18:59

    Rama kishte te drejte qe iu drejtua gazetarit ne ate menyre pasi eshte shume pa edukate te flasesh ne menyren si foli ai

    Përgjigju
  • Miri: 08/07/2022 18:57

    Nuk eshte aspak cenim i fjales te lire momenti kur nje gazetar thirret per menyren joetike per te cilen ka folur

    Përgjigju
  • Pali: 08/07/2022 17:20

    Sigurisht qe rama tregohet i ashper por djali ne fjale e ka tepruar jo nje por disa here me komentet

    Përgjigju
  • Albi: 08/07/2022 17:20

    Rama eshte komplet pro fjales se lire por ai eshte kunder personave qe nuk zbatojne kodin e etikes sidomos ne pun

    Përgjigju
  • Petrit: 08/07/2022 16:49

    Gatetaret te mesojne punen e tyre siç duhet dhe pastaj te dalin ne profesion

    Përgjigju
  • Rodi: 08/07/2022 16:48

    Media ne vendin tone flet si ti doje kokrra e qejfi perfshihet ne jeten e cdokujt dhe te gjithe duhet te riedukohen

    Përgjigju
  • Edona: 08/07/2022 16:43

    Nuk mendoj qe Rama ta ket bere nje gje te tille ai eshte pro fjales se lire

    Përgjigju
  • Sonila: 08/07/2022 16:41

    Gjithmone Z.Rama ka qen pro fjales se lire nuk e di pse nxjerrni lajme palidhje

    Përgjigju
  • Sea: 08/07/2022 16:33

    Rama gjithmone ka qene pro e fjales se lire por ne duhet te dime cflasim

    Përgjigju
  • Emi: 08/07/2022 16:32

    Kurre ska ndodhur nje gje e tille qe Rama te kete cenuar fjalen e lire,njerezit duhet te dine ca flasin!

    Përgjigju
  • Ela: 08/07/2022 15:48

    Edi Rama nuk e ka cenuar ndonjehere fjalen e lire sepse eshte njeriu qe gjithmone do qe te flasin te gjithe te lirshem duke perfshire dhe median por nese gazetaret cenojne jeten private te dikujt dhe nuk mbajne gojen mire ua ben.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?