Situata te News24 dhe reagimi i OSBE

Politikë

OSBE reagon për situatën me News24: Mosmarrëveshjet e pronësisë nuk duhet të shkaktojnë ndërprerjen e transmetimit

15 Gusht, 15:50| Përditesimi: 15 Gusht, 16:01

  • Share

OSBE ka reaguar për situatën që po ndodh me televizionin News24 prej disa ditësh, kur për shkak të përfundimit të kontratës për qiranë e godinës, televizionit iu ndërpreu edhe sinjali i transmetimit.

Përfaqësuesi OSBE-së për Lirinë e Medias, Jan Braathu, në një reagim në Facebook ka shprehur shqetësim për situatën e krijuar.

Ai thotë se mosmarrëveshjet për pronën mes pronarit të televizionit dhe shtetit, nuk duhet të çojnë në ndërprerjen e sinjalit të transmetimit.

“Situata rreth ndërprerjes së papritur të veprimtarisë së Focus Media Group në Shqipëri është shqetësuese. Mosmarrëveshjet pronësore të biznesit nuk duhet të çojnë në ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të medias”, është shprehur Braathu.

Gazetarët dhe punonjësit u ndaluan të hyjnë në godinë. Edhe sendet e tyre të punës janë nxjerrë nga ambientet e televizionit dhe u dërguan në Rezervat e Shtetit dhe u protokolluan. Drejtori i televizionit ka të drejtën t’i tërheqë këto materiale, sipas një shkrese të Ardit Veliut, administratori i shoqërisë KAYO që ka marrë në zotërim godinën e pretenduar.

Por Gjykata e Tiranës, katër ditë më parë vendosi që gazetarëve t’u kthehen materialet që u morën nga godina e televizionit.

Të njëjtin qëndrim mbajti pak ditë më parë edhe zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë, që tha se gazetarët nuk duhet të pengohen në punën e tyre.

Situata me News24 është krijuar për shkak se televizionit i ka skaduar prej 3 vitesh afati i qirasë për godinën shtetërore. Televizioni ka nisur disa transmetime amatore në rrugë duke përdorur internetin.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liri: 16/08/2025 19:41

    Osbe eshte nje nga organizatat më malinje qe jeton me taksat e Europes dhe ne kurriz te politikave te mbrapshta te tyre. Cfare do bente osbe nje nje rast te ngjashem ne evrope?? By the way, te jesh punonjes i osbe duhet te jesh dhe raportues informator i tyre, kunder vendit tend. Misioni tyre ska me vlere ne shqiperi.

    Përgjigju
  • redi: 16/08/2025 15:44

    Qe OSBE ja del ne mbrojthe te gazetareve te news 24 ben shume mire por shkaku kryesor eshte pronari qe nxit konflikt artificial me shtetin . Sic kane ndertesat private top vhanel dhe vizion plus ashtu dhe Irfani te ndertoj nje ndertese private ku te akomodohet televizioni i tij dhe oastsj te vazhdoje “ luften me shtetin@

    Përgjigju
  • XXX: 16/08/2025 15:37

    ikni ere legena, doni te privatizoni objektet shteterore qyl ju zorraxhinj, le ti leri pordhet djali pronarit e jetene e lluksit per ca kohe e te blej nje godine per televizonin, na cani rakun shume legena

    Përgjigju
  • tefik: 15/08/2025 18:05

    Cfare lesh OSBE ka mbi 30 vjet qe rrine ketu duke marre rroga te majme.Ju leverdis qe te kete probleme ne zgjedhjet qe te vazhdojne te rrine ketu dhe bejne sikur japin rekomandime per permiresimin e legjislacionit.Edhe ketu thote mosmarreveshje per pronesine plehra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?