Në foto Paloka kur intimidonte gazetarët e Report Tv në 16 Maj dhe foto e OSBE

Politikë

Sulmi i deputetëve të PD-së ndaj gazetarëve, reagon OSBE në Tiranë: Shqetësim për sulmet ndaj medias gjatë zgjedhjeve në Shqipëri

27 Maj, 16:31| Përditesimi: 27 Maj, 16:56

  • Share

Misioni i OSBE-së në Shqipëri ka shprehur me anë të një deklarate shqetësime lidhur me incidentet e shumta që kanë prekur gazetarët gjatë dhe pas zgjedhjeve të 11 Majit.

Sipas një deklarate zyrtare, janë raportuar raste të frikësimit dhe pengesave në ushtrimin e lirive mediatike, duke rrezikuar kështu misionin e medias. OSBE thekson rëndësinë e krijimit të një ambienti ku gazetarët të punojnë të lirë, pa presion dhe kërcënime.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të fundit, përfshirë rastet e frikësimit dhe të pengesave. Theksojmë edhe një herë rëndësinë jetike të lirisë së medias si një gur themeli i demokracisë dhe jemi të gatshëm të mbështesim çdo përpjekje për të respektuar angazhimet në kuadrin e OSBE-së për mbrojtjen e gazetarëve dhe sigurimin e një mjedisi mediatik të sigurt dhe të hapur.”thuhet në deklaratën e OSBE-së.

Sjellim në vëmendje dhe rastet e sulmeve ndaj gazetarëve nga deputetët e PD-së në protestën e datës 16 Maj. Pjesë e sulmeve ka qenë edhe deputeti demokrat Edi Paloka, i cili shfaqet në një video duke i tërhequr me forcë badgen e gazetares Sara Demushi, e madje edhe e ofendon duke i thënë ke vënë yllin e Edi Ramës, por në fakt ajo ishte badge i akreditimit të samitit të Komunitetit Politik Europian.

Pjesë e sulmeve nga militantët, ka rënë edhe gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, por edhe gazetarë të mediave të tjera, si Top Channel, Klan e Euroneës.

 

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?