Bota

OSBE thirrje Bjellorusisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë: Bashkëpunoni për të zgjidhur çështjet e emigrantëve të paligjshëm

18 Tetor 2021, 22:22| Përditesimi: 18 Tetor 2021, 22:34

  • Share

Polonia, Letonia, Bjellorusia dhe Lituania po përballen me një fluks të emigrantëve të paligjshëm të ardhur kryesisht nga nga Iraku, Irani, Afganistani e Jemeni.

Asambleja Parlamentare e OSBE-së u ka bërë thirrje autoriteteve të Bjellorusisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë që të bashkohen për të siguruar shërbimet e domosdoshme për njerëzit e bllokuar në zonën kufitare mes vendeve të tyre.

Kryetarja për Demokraci për të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet Humanitare, Sereine Mauborgne është shprehur se pavarësisht mënyrës se si këta njerëz kanë mbërritur në këto zona kufitare, është detyrë e secilit shtet që t’i mbrojë ato.

“Ne nuk mund të lejojmë që burrat dhe gratë, fëmijët të vuajmë në kushte të rënda në pyll, dhe të përdoren si pengje politike”, tha ajo.

OSBE kishte një thirrje të veçantë për Poloninë që të respektonte emigrantët dhe të tërhiqet nga vendimi i fundit që mori 3 ditë më parë, në të cilin thuhet se emigrantët nuk do të lejohen aq të kërkojnë azil politik.

“Ne i bëjmë apel autoriteteve polake që të heqin gjendjen e jashtëzakonshme në mënyrë që të lejojnë ofrimin e ndihmës humanitare dhe juridike për këta persona,” tha Michael Link, nënkryetar i Komitetit për të Drejtat e Njeriut.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?