Takimi mes Komisionerit dhe OSBE-ODIHR

Politikë

Zgjedhjet/ OSBE-ODIHR takim me Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave pesonale, Dervishi: Asnjë parti nuk ka bërë ankesë për cënimin e të dhënave personale

10 Prill, 17:48| Përditesimi: 10 Prill, 17:55

  • Share

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, zhvilloi një takim me shefin e Misionit të Zyrës së ODIHR-it në Tiranë, Ambasadorin Lamberto Zannier.

Në fokus të këtij takimi ishte roli i Zyrës së Komisionerit në kuadër të procesit të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025.

Dervishi e informoi Ambasadorin Zanier mbi hapat e ndërmarra nga Zyra e Komisionerit në kuadër të monitorimit të procesit zgjedhor, duke ngritur edhe një grup pune që mbikëqyr sjelljen e partive politike në raport me përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale të zgjedhësve.

Dervishi theksoi se deri më tani pranë Zyrës së Komisionerit nuk janë paraqitur ankesa për cënimin e të dhënave personale nga partitë politike apo nga qytetarët.

Komisioneri Dervishi e njohu gjithashtu Ambasadorin Zannier me deklaratën e përbashkët me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, “Mbi administrimin dhe përpunimin e të dhënave personale në kuadër të veprimtarisë zgjedhore”.

Dervishi e informoi shefin e Misionit të ODIHR edhe mbi kontributin që KDIMDP ka dhënë në lidhje me hartimin e akteve për procesin e votimit nga jashtë, për sistemin PER, etj.

Ambasadori Lamberto Zannier shprehu vlerësime për kontributin dhe rolin e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?