Një nga paraqitjet më të përfolura në Oscar të këtij viti ishte ajo e Rihannës , pasi ylli i popit mori pjesë për herë të parë.
Këngëtarja shtatzënë ishte në garë për statujën e artë në kategorinë e këngës më të mirë origjinale të filmit, por fituesja e madhe e kësaj kategorie ishte kënga indiane Naatu Naatu nga filmi RRR.
Megjithatë, Rihanna ishte një yjet e Hollivudit që “magnetizoi” më shumë se çdo tjetër interesin e shtypit të huaj, si për pamjen e saj mbresëlënëse, ashtu edhe për interpretimin e “Lift Me Up” të dëgjuar në “Black Panther: Wakanda Forever”.
Kënga është rikthimi i saj i parë, pas 6 vitesh mungesë dhe për pak sa nuk i solli statujën e parë të artë.
Rihanna u ngjit në skenë, këndoi dhe “magjepsi” me zërin e saj Dolby Theatre miliona shikues në një nga performancat e saj të rralla live.
Rihanna performs "Lift Me Up" at the #Oscars. https://t.co/ndiKiHfmID pic.twitter.com/cyESzOZnmm
— Variety (@Variety) March 13, 2023
Lajmi kryesor:
Oscars 2023/ Michelle Yeoh shpallet aktorja më e mirë: Ëndrrat bëhen realitet! Bëhet gruaja e parë aziatike që fiton këtë çmim
SI.E./ReportTv.al