Kronikë

OSHEE padit për shpifje Gazment Bardhin, çështja në GJKKO! Seanca mbyllet pa ‘pajtim’

5 Dhjetor, 14:12| Përditesimi: 5 Dhjetor, 14:14

  • Share

Gazmend Bardhi ishte në seancë plenare, kur ndaj tij në Gjykatën e Posaçme mbahej një seancë kundër tij i paditur për shpifje nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

OSHEE e paditi Bardhin për shpifje në lidhje me një deklaratë të bërë prej tij në Kuvend mbi përqindjen e humbjes në rrjet të energjisë. Në seancën e parë ku Bardhi çoi përfaqësuesin e tij ligjor, avokatin Marash Logu, OSHEE kërkoi përgënjeshtrim të shifrës, duke pretenduar cenim të imazhit. Por pas refuzimit të palëve për zgjidhje të çështjes me pajtim, gjykata caktoi një datë të re për vijimin e gjyqit.

Dosja ndaj Bardhit erdhi për kompetencë në GJKKO nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së ka një tjetër çështje në Gjykatën e Posaçme, ku është paditur nga Edmond Sulaj, ish drejtori i policisë së Shkodrës, pasi Bardhi nga foltorja e Kuvendit duke iu referuar sipas tij disa bisedave në aplikacionin SkyEcc, e akuzoi se është emëruar nga bandat.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?