OSHEE merr vendimin, faturat e papaguara të energjisë do të shlyhen me këste! Ja kategoritë që përfitojnë

3 Prill, 11:46| Përditesimi: 3 Prill, 13:49

  • Share

Të gjithë qytetarët, bizneset dhe institucionet buxhetore ose jo, do të mund të shlyejnë me këste faturat e papaguara të energjisë elektrike deri në fund të vitit 2022. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE, e cila sqaron se klientët përpara se të nënshkruajnë akt-marrëveshjen për shlyerjen e detyrimeve me këste duhet të kenë likuiduar të gjitha faturat e vitit 2023 e në vijim.

“Gjatë vitit 2024 do të aplikojmë aktmarrëveshjet për shlyerjen me këste të faturave të energjisë, të papaguara deri në 31 dhjetor 2022, duke siguruar që klientët tanë të marrin mbështetjen e nevojshme për prapambetjet në pagesat e kohërave të vështira (gjatë dhe pas pandemisë)”, thotë OSHEE.

Të gjithë abonentët familjarë që trajtohen me ndihmë ekonomike, pensionistët-kryefamiljarë, ose ata me status të veçantë, mund t’i paguajnë detyrimet e prapambetura bashkë me faturën e muajit, me këste fikse mujore 1,200 lekë, kurse familjet e tjera do kenë këst mujor fiks 2.800 lekë.

Ndërsa klientët e tjerë do t’i paguajnë detyrimet e prapambetura me këste të përcaktuara në bazë të vlerës së debisë, nga 24 deri në 120 këste do të lejohen në bazë të borxhit që kanë ndaj OSHEE-së.

Po ashtu do të reduktohen edhe kamatëvonesat për faturat e papaguara. Konkretisht klientët familjarë që do të paguajnë njëherësh detyrimin që kanë deri në 31 dhjetor 2022, do të përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 70%. Me 50% do reduktohet kamata për klientët e tjerë, biznes i mesëm, i madh dhe institucionet. Ndërsa për biznesin e vogël kamatëvonesa do reduktohet me 100% në rast se i shlyejnë njëherësh faturat e papaguara.

Më konkretisht, përfitimet për secilën kategori klientësh janë si më poshtë:

o   Klientët familjarë që trajtohen me ndihmë ekonomike, pensionistët-kryefamiljarë, ose klientët me status të veçantë, mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste fikse mujore 1,200 lekë.

o   Klientët e tjerë familjarë mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste fikse mujore 2,800 lekë.

o   Klientët jo familjarë, buxhetorë dhe jo buxhetorë mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste të përcaktuara në bazë të vlerës së debisë si më poshtë:

Të gjithë klientët, që duan të përfitojnë nga këto skema lehtësuese, të paraqiten në qendrat e Kujdesit Ndaj Klientit OSHEE dhe FSHU për të lidhur aktmarrëveshjen sipas kategorisë përkatëse

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?