Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

OSHEE sërish punime në rrjet, këto zona në Tiranë do jenë nesër pa energji elektrike

14 Tetor 2018, 17:55| Përditesimi: 14 Tetor 2018, 18:27

  • Share

Do vijojnë edhe ditën e nesërme, e hënë, 15 tetor, ndërprerjet e energjisë elektrike në Tiranë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike një njoftim për mediat, ka bërë më dije se nesër në kryeqytet do të ketë ndërprerje në disa zona. Sipas OSHEE-së, ndërprerja do të vijë për shkak të punimeve që do të bëhen në nënstacionin Dinamo.

Njoftimi i plotë:

Për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin Dinamo, nesër në datën 15 tetor do të stakohet energjia elektrike në intervalin kohor 09;00-14;00.

Pa energji do të mbesin;  Zona pranë shinave të Trenit,

Rr Vangjel Noti, Zona Ish kombinatit Josif Pashko,

Paskuqan, Kodër Kamëz, Kamëz, Rr Jordan Misja, Babrru Pjeserisht,

Zona e Kodrës së Kuqe

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?