OSHEE Shkodër merr masa për natën e vitit të ri, drejtori: Ngarkesat e tepërta shkaktuan defekte, por tani situata nën kontroll

31 Dhjetor 2021, 14:23| Përditesimi: 31 Dhjetor 2021, 14:29

  • Share

Në Shkodër janë marrë masat nga OSHEE për natën e ndërrimit të viteve. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga drejtori i OSHEE Rajoni Shkodër, Armand Zhuka, i cili shtoi se ngarkesat e tepërta kanë shkaktuar defekte.

"Masat janë marrë, ngarkesat patjetër që rriten. në këtë fundvit që të gjithë festojnë, ka arsyet e veta përse ngarkesa rritet. konsumi i energjisë kalon pritshmërinë e ditëve normale. Incidenti i fundit ishte ai i mbrëmjes së djeshme, ku grupet e punë bënë të mundur riparimin për pallatet që nuk kishin energji, për të festuar edhe ata si gjithë të tjerët.", u shpreh Zhuka.

I pyetur për energjinë në zonat malore, Zhuka shpreson që moti të jetë i mirë, ndërsa garantoi se grupet e punës janë në gatishmëri.

"Puna jonë nëpër periferi ka të bëjë edhe me motin, të shpresojmë që do të jetë i mirë, deri tani na ka favorizuar. Grupet janë në monitorim, në zonat e caktuara dhe po punojnë për mbarëvajtjen.", tha drejtori.

Situata në zonat malore paraqitet e vështirë për shkak të trashësisë së borës dhe gjatë këtyre javëve ka pasur probleme me energjinë elektrike.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?