Foto ilustruese

Ekonomi

OSHEE, tjetër ankand për të blerë energji në tregjet ndërkombëtare! Burime për Report TV: Synohen 75.600 MWh për periudhën 18-24 Tetor

15 Tetor 2021, 10:49| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 13:16

  • Share

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur një tjetër ankand për të blerë energji elektrike në tregjet ndërkombëtare. Burime për Report TV bëjnë më dije se synohen 75.600 megavat për periudhën 18-24 Tetor. Ankandi pritet të mbyllet në orën 15.00.

Pak ditë më parë OSHEE hapi tre ankande ku bleu mbi 29 mijëmegavat nga 44,400 megavat të kërkuara për periudhën 13 – 17 Tetor, me çmim mesatar 259 Euro/megavat, ose rreth 7.5 milionë euro.

Këto janë ankandet e para që po hapen nga OSHEE pas shpalljes së emergjencës së furnizimit me energji elektrike, që pritet të arrijë kulmin në vitin e ardhshëm.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?