Oshmar, vetëm 2 përbërës shumë shije / Tradita e Përmetit nga zonja Albana

28 Qershor, 12:00| Përditesimi: 28 Qershor, 12:02

  • Share

Oshmar - Tradita e Përmetit

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 1 litër ujë i vluar
  • 1 lgj kripë
  • Gjalpë i djegur
  • Thërrime djathi sipas dëshirës

Përgatitja:

Ziejmë ujin me kripë, shtojmë miellin e situr në tigan që ta kaurdisim. E shtojmë duar duar në tenxhere duke e përzierë me lugë druri në mënyrë që mos të kokrrizohet. E lëmë të ftohet dhe lugë lugë (duke e lyer me gjalpë lugën) e vendosim në tepsi. E spërkasim sipas dëshirës me gjalpë dhe me djathë të thërrmuar.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?