Osman Kastrati, berberi nga Kukësi që u bë blegtor! 50-vjeçari ngre fermë me 200 bagëti dhe 16 qen rrace

24 Dhjetor 2023, 18:02| Përditesimi: 24 Dhjetor 2023, 18:13

  • Share

Osman Kastrati është motiv për të rinjtë që zgjedhin të punojnë me përkushtim dhe në mënyrë të veçantë. Adhurues i natyrës dhe kafshëve, ai ka ngritur një fermë me 200 krerë bagëti dhe 16 qen rrace në fshatin Gjinaj, disa kilometra larg Kukësit.

“Kam 16 që merrem me to për sport, por dhe më shërbejnë se ruajnë bagëtinë”.

50-vjeçari Osman Kastrati ka punuar 19 vite si berber por tani i është kthyer blegtorisë. Babai i tre fëmijëve tregon se profesionin e berberit ia ka mësuar të birit, i cili prej 7 vitesh jeton në Angli.

“Kam punuar 19 vjet berber në Kukës, më pas fillova të rris pula, dele, dhi e disa lopë. Më pëlqen natyra, ndaj e lashë zanatin se s’më ka lënë meraku për fermen. I kam pasur gjithmonë përzemër bagëtitë. Edhe baba e gjyshi kanë qenë marrë me bujqësi e blegtori dhe unë iu ktheva traditës familjare”.

Osmani thotë se për tre vite ka punuar në Gjermani, por emigrimi i ka lënë shije të hidhur.

“Nuk është asgjë emigrimi. S’ka si vendi yt. Këtu jam më i lumtur”, tha ai.

Edhe pse Gjinaj është një fshat me resurse turistike, Osman Kastrati thotë se po të kishte ujë e rrugë me asfalt do të kishte zhvillim të madh ekonomike dhe turistik.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/12/2023 00:55

    /TANI/,o i zgjuar,mos bej eksperimente me kafshet,por provoje vete nje here zotrote,qendro jo gjithemone por le te themi, 12-24 ore kembezbathur ne balte e uje,urine e fece ne temperatura te ftohta,bile po tregohem meshiruese me ju,provo te qendrosh kembezbathur te pakten buze detit,aty ku rera eshte e lagur vazhdimisht,ose gjysem e lagesht per te njejtin orar e temperatura! A t'a mban te qendrosh?!-Sigurisht qe jo! Tipa si ju jeni mesuar te rini kembezbathur ne shtepi,por ne pllaka e qilima,jo ne balte e ndyresira dhe mendoni qe dhe per qente eshte O.K te rrine ne ate gjendje ku i mban ky! Epo ketu ku jetoj une shteti te tredh po t'i gjeten qente e kafshe te tjera ne ato kushte,qente t'i marrin e nuk te lejojne me te mbash dhe vete perfundon ne burg per disa vjet plus do te paguash gjobe te majme aq sa kushtojne apartamentet ne disa qytete kryesore te Shqiperise.I marrin seriozisht te drejtat e kafsheve ketu tek ne,nuk eshte si te ju,qe vajti gjuetari i Permetit kryqezoi zogun te gjalle ne gardh e nuk dihet po ndiqet penalisht apo jo! Keshtu qe kur nuk e ke idene si jane ligjet e botes, me mire mos fol e mos trego padashje nivelin e njohurive,se nuk i ben favor vetes!

    Përgjigju
  • tani: 25/12/2023 06:59

    o iris o debile,,qente nuk rrine ne cimento,,,o eksperte e l...shit...

    Përgjigju
  • tani: 25/12/2023 01:38

    bej nje bujtine te vogel aty..dhe do ja shohesh hajrin...

    Përgjigju
  • Iris: 25/12/2023 01:22

    Pasionin e ke,por jo njohurite e duhura.Ketej nga ne,nuk te lejojne dhe penalizohesh nga shteti po te mbash qente ne ato kushte,mes baltes,lageshtires,temperaturave ambientale,e jashqitjeve.Qente duhet t'i mbash ne ambiente te mbyllura,te pastra,me dysheme cimentoje qe mund te lahet,dranizhohet dhe kur i nxjerr perjashta ne zona me bar dhe ato duhet te jene po aq te pastra,po aty Shqiperi hesapi,nuk pyetet per njerezit,do te pyesin per kafshet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?