‘Osman Taka’ i parë nga dyshja Iliazi-Shundi, Ervin Bejleri: Roli i tij, sfidë e përgjegjësi! Me Olën të dashuruar edhe në shfaqje, luajnë bashkë për herë të parë

14 Shkurt 2023, 13:57| Përditesimi: 14 Shkurt 2023, 14:56

  • Share

Për tri net radhazi, në skenën e teatrit “Eksperimental” u vendos shfaqja “Osman Taka”, me regji të Naun Shundit...

E para dramë shqipe që vendoset në ArTurbina këtë vit, mban autorësinë e Arben Iliazit, dhe e merr lëndën e parë mes hullisë së legjendës e historisë, që inspirohet nga historia e luftëtarit e valltarit çam Osman Taka. Në skenë heroi vjen përmes interpretimit të Ervin Bejlerit...

Në trajtimin e tij dramaturgjik, ku turqizmat dalin në sipërfaqe të dialogut, Iliazi, e nis historinë me Osman Takën në qeli, pa zbuluar çka ndodhur më herët, ndërkohë që zhvillon historinë e Valiut, Hasan Bej që ka në dorë fatin e tij.

Një njeri me zëmër të hidhëruar në të 60-tat , i martuar me Xhemilen që ka gjysmën e moshës së tij, në një kurorëzim të dështuar ku simbolika e djepit bosh shoqëron zhvillimin e ngjarjeve.... Romir Zalla e sjell figurën e valiut, me zemërimin, shpirtëngurtësinë e pasiguritë e tij...

Si pasojë e dramës në çift, krijohet një linjë dashurie mes Xhemiles ndaj Osman Takës, që e shpëton atë nga dënimi me varje... aq sa vallja që mban emrin e tij...

Ola Harizaj dhe Ervin Bejleri, bëjnë për vete publikun, që shpresojnë deri në fund në një triumf të dashurisë, ndërsa dyshja Iliazi-Shundi, i mëshon edhe përmes situatave komike, luftës ndaj së keqes që pushton zemrat njerëzore e të pasojat që mund të vijnë nga luftëra, si ato të provokuara edhe në shekullin e 19-të gjatë Perandorisë Osmane...

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?