Vjosa Osmani

Kosova & Rajoni

Osmani foli rreth padisë për gjenocid, vjen reagimi nga Serbia

14 Maj 2021, 09:02| Përditesimi: 14 Maj 2021, 09:06

  • Share

Pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani foli gjatë konferencës me homologun slloven, Borut Pahor për padinë për gjenocid ndaj Serbisë, ka ardhur reagimi i parë nga qeveria serbe.

I ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovç ka komentuar deklaratat e liderëve të Kosovës për gjenocid ndaj Serisë. Ai tha se Kosova nuk e ka as bazën e as mundësinë zyrtare e ligjore për ta bërë këtë.

“Vjosa Osmani ose nuk dëshiron dialog dhe përmend kinse Prishtina janë të gatshëm për bisedime për të shmangur paketet e bashkësisë ndërkombëtare ose është plotësisht e paaftë për të kuptuar konceptin e politikës paqësore. është plotësisht e qartë që Prishtina nuk e ka as bazën e as mundësinë zyrtare e ligjore për ta paditur Serbinë për gjenocid”, u shpreh ai, duke thënë se kjo është një përpjekje e mjerueshëm e Kosovës për të hequr vëmendjen nga proceset gjyqësore në Hagë.

Osmani u shpreh se ka dakordim të plotë me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca për këtë çështje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?