Vjosa Osmani

Osmani ishte kompensuar me mijëra euro për udhëtime kur ishte deputete me banesë në Prishtinë, si e arsyetoi këtë këshilltari i saj

9 Shkurt 2022, 01:55| Përditesimi: 9 Shkurt 2022, 01:59

  • Share

Ditën e sotme, Kuvendi i Kosovës ka publikuar raportet për shpenzimet e udhëtimit të deputetëve përgjatë viteve, ndër të tjera ka sqaruar se deputeti kompensohet për shpenzime të udhëtimit, si: 30km-110 euro, deri në 60km-20 euro dhe mbi 60 km-30 euro, raporton Express.

Sipas njoftimit, në këto shpenzime përfshihen të gjitha mënyrat e udhëtimit.

Bazuar në këto raporte, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, sa ishte deputete e Kuvendit të Kosovës, ka marrë kompenzim për udhëtime në periudhën nëntor-dhjetor 2011 dhe vitet 2012, 2013 dhe 2014.

Sipas raportit zyrtar të Kuvendit, gjatë periudhës nëntor-dhjetor të vitit 2011-të, ajo ka shpenzuar 380 euro, gjatë vitit 2012-të ka shpenzuar 1 mijë e 780 euro (1,780,00) në vitin 2013-të, 1 mijë e 240 euro (1,240,00) dhe në vitin 2014-të, 520 euro.

Por, Gazeta Insajderi në një shkrim të publikuar sot ka shkruar se  ish-deputetja Osmani që nga viti 2012 jeton në Prishtinë, ka marrë para për shpenzimet e rrugës, duke mashtruar se jeton jashtë kryeqytetit.

Shpenzimet e periudhës nëntor – dhjetor 2011 të Vjosa Osmanit të publikuara nga raporti i shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2021

Shpenzimet e Vjosa Osmanit gjatë vitit 2012 të publikuara nga raporti i shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2021

Shpenzimet e Vjosa Osmanit gjatë vitit 2013 të publikuara nga raporti i shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2021

Shpenzimet e Vjosa Osmanit gjatë vitit 2014 të publikuara nga raporti i shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2021

Ndaj këtij shkrimi ka reaguar Këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina. Ai ka bërë një arsyetim për këtë. Ai thotë se në vitin 2010, kur Osmani është zgjedhur deputete për herë të parë, rregullorja për kompenzime nuk ekzistonte, edhe pse në raporte përmendet viti 2011 si fillesë e numërimit të shpenzimeve të Osmanit.

“Në vitin 2010, kur zonja Osmani është zgjedhur deputete për herë të parë, nuk ka ekzistuar asnjë rregullore, me të cilën parashihej kompensimi i deputetëve për udhëtim prej komunave nga vijnë. Në atë kohë, deputetja Osmani asnjëherë nuk është informuar nga administrata e Kuvendit apo trupat e tjerë të Kuvendit, që ndërkohë është marrë një vendim i tillë për kompensim. Ajo është regjistruar në formularin për regjistrim si deputete e Mitrovicës, por ajo poashtu asnjëherë nuk ka paraqitur kërkesë për kompensim për udhëtim.”, thotë ai.

Kupina thotë po ashtu se Osmani është martuar në Prishtinë, por më shumë se gjysmën e vitit e kalon në Gjilan. Kupina thotë se Osmani udhëtonte prej atje që të vinte në seancat e Kuvendit.

“Që nga dhjetori i vitit 2012, znj.Osmani është martuar në Prishtinë, por edhe më tej, më shumë se gjysmën e vitit (nga fillimi i vitit 2013 e tutje), zonja Osmani i kalon në Gjilan, prej nga edhe ka udhëtuar. Znj. Osmani edhe sot e kësaj dite vazhdon që pjesën më të madhe të vitit të udhëtojë nga Gjilani. Përgjatë viteve 2011-2014 që ajo qenka kompensuar me rreth 80 euro në muaj për udhëtimet e mandatit të parë, ajo asnjëherë nuk është informuar rreth kompensimit për udhëtim”, shton ai.

Tutje ai sulmon mediat për “keqinformim dhe thotë se në mandatet tjera Osmani nuk ka shfrytëzuar para të shtetit për karburant si dhe nuk e ka lënë pa përmendur faktin se shpenzimet si presidente të Osmanit janë më të ulëta se të presidentëve të kaluar.

“Siç dëshmohet ajo nuk është kompensuar për 4 mandatet e tjera si deputete edhe pse ka udhëtuar për pjesën më të madhe të secilit nga këto vite. Se sa e kujdesshme është presidentja me kuletën e shtetit e dëshmon fakti që edhe si kryetare e kuvendit e edhe si presidente ka bërë shpenzime deri dhjetëfish më të vogla, por duke bërë punë shumëfish më të mëdha për shtetin!”, përfundon ai.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?