Anu Prattipati dhe Vjosa Osmani

Kosova & Rajoni

Presidentja Osmani: Kosova do të vazhdojë partneritetin me administratën e re amerikane

24 Janar, 09:09| Përditesimi: 24 Janar, 09:14

  • Share

Presidentja Vjosa Osmani gjatë një takimi dje (23 janar) me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati konfirmoi angazhimin dhe gatishmërinë e Kosovës për të vazhduar thellimin e partneritetit me administratën e re amerikane, bazuar në vlerat e përbashkëta dhe interesat strategjike.

Gjatë takimit Osmani dhe Prattipati diskutuan mbi zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të ruajtur stabilitetin dhe për të çuar përpara reformat demokratike.

Në takim u diskutua edhe për pjesëmarrjen e delegacionit presidencial të Kosovës në aktivitetet inauguruese të presidentit të sapo zgjedhur amerikan Donald Trump./Kosovapress

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?