Osmani, Kurti dhe Konjufca përgatisin padinë për gjenocid ndaj Serbisë

8 Nëntor 2023, 12:41| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 14:28

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurt dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, janë duke përgatitur padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

Kështu ka njoftuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media.

Ajo nuk ka zbuluar detaje rreth kësaj padie, por ka thënë se është duke u punuar në këtë drejtim.

“Sa i përket padisë për gjenocid, është në programim qeverisës. Kurti, Osmani dhe Konjufca janë të angazhuar në këtë drejtim. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, nuk mund të japim detaje, por ju siguroj se jemi duke u marrë me këtë çështje”, tha Haxhiu.

S.S//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tahip: 08/11/2023 13:18

    Shyqyr me ne fund pas 25 vjetesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?