Vjosa Osmani

Kosova & Rajoni

Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni

24 Dhjetor 2024, 19:57| Përditesimi: 24 Dhjetor 2024, 20:01

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës.

"Lista Serbe është organizatë, e cila në radhët e veta ka individë të cilët vazhdimisht kanë kryer akte terroriste, akte agresioni, si dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës", tha Osmani në një përgjigje për RTKlive.

Sipas saj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është një institucion i pavarur kushtetues, i cili vendosë në mënyrë të pavarur.

"Çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional",- u shpreh ajo

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?