Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se me administratën e presidentit të ri amerikan Donald Trump, synojnë thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në fusha të ndryshme.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani informon se një ditë më parë ka takuar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Brian Mast.
Ajo thekson se gjatë këtij takim kanë diskutuar për lidhjen historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara, siç ka theksuar “një aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri”.
“Dje në takim me Brian Mast, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, diskutuam për lidhjen historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara - një aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri.
Me administratën e Presidentit Trump, synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë”, shkroi Osmani.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)