Osmani me ftesë të Biden, përfaqësoi Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s

12 Korrik, 10:58| Përditesimi: 12 Korrik, 11:00

  • Share

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden ka përfaqësuar Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Ëashington D.C.

Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, presidentja Vjosa Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.

“Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës dhe për këtë u jam mirënjohëse personalisht Presidentit Biden dhe SHBA-ve. Iniciativa Compact Ukraine, si aktivitet përmbyllës i Samitit të NATO-s, është pjesë e përkushtimit të NATO-s dhe partnerëve të saj për sigurinë afatgjate të Ukrainës. Kjo iniciativë e NATO-s, krijon një arkitekturë gjithëpërfshirëse të sigurisë për t`i forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës”, ka thënë Osmani.

Në përfundim të Samitit, presidentja Vjosa Osmani ka biseduar me presidentin Joe Biden, të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ka pasur mundësi të diskutojë edhe me liderë të tjerë nga disa shtete të botës./Kosovapress

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?