Presidentja, Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 24 vjetorin e gjenocidit serb në Rahovec, ku u vranë 75 civilë në Celinë, 68 në Fortesë dhe 49 persona në Brestoc. Dëshmorë mbetën edhe 5 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nëpërmjet një deklarate, Osmani, shprehet se nuk mund të ketë paqe dhe drejtësi në rajon, nëse nuk ka drejtësi për krimet që Serbia ka bërë kudo në Kosovë. Mes të tjerash, ajo e konsideroi si një detyrë ndëshkimin e kriminelëve të luftës.
"Sot bëhen 24-vjet që kur forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë 75 civilë në Celinë, 68 në Fortesë dhe 49 në Brestoc të Rahovecit. Në këtë ditë në mbrojtje të popullsisë civile, ranë edhe pesë dëshmorë të UÇK-së. Në këtë përvjetor, e kujtojmë secilin civil që ra për lirinë e vendit dhe të gjithë dëshmorët e UÇK-së që e bën të mundshme lirinë tonë.
Nuk mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që ka bërë Serbia kudo në Kosovë. Sjellja e kriminelëve para drejtësisë është përpjekje e jona e çdoditshme”-thuhet në deklaratën e Osmanit.