Osmani reagon për tensionet në veri: Kosova është gati për zgjedhjet në komuna, problemi qëndron tek serbët

14 Shtator 2023, 14:27| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 14:28

  • Share

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme t’i mbajë zgjedhjet në katër komunat në veri, por sipas saj problemi qëndron tek serbët që jetojnë atje. Gjatë një interviste për "Politico", ajo deklaroi se ata po frikësohen nga njerëzit që paguhen nga vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

“Jemi të gatshëm të mbajmë këto zgjedhje, problemi është se komuniteti serb që jeton në veri të Kosovës, që është vetëm një e treta e të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë, po frikësohet nga njerëzit që paguhen, përkrahen dhe nxiten nga vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe nga Serbia. Atyre u bëhet presion të mos marrin pjesë në zgjedhje. Ne ende nuk po shohim lëvizje ku Vuçiqi do të ndalojë së ndërhyri në zgjedhjet e një shteti tjetër”, tha Osmani.

Osmani ka thënë se duhet përkujdesi që çdo gjë të bëhet në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë e me aleatët, që të evitohen tensionet.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?