Osmani në takim me Hovenier

Osmani takohet me ambasadorin amerikan në Prishtinë: Draft-statuti i asociacionit duhet të shkojë në Kushtetuese

2 Nëntor 2023, 17:36| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 17:42

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar këtë të enjte me ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend.

Pjesë e diskutimeve ishin të rejat e fundit nga procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku Osmani theksoi se Kosova është treguar vazhdimisht palë konstruktive ndërsa Serbia vazhdon me qasjen selektive që pamundëson zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

"Ajo gjithashtu theksoi se propozimi për draft-statutin e asociacionit duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese. Osmani nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të për të arritur progres në procesin e dialogut", thuhet në njoftimin e Presidencës.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?