Osmani takohet me sekretarin Blinken: Aleanca me SHBA-të gurthemel për stabilitetin global
Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar se aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global
“Faleminderit Sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s. Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, ka shkruar Osmani./ Kosova press
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq me të cilin ka biseduar për aspiratën e Kosovës për tu futur në NATO.
Këtë e ka bërë të ditur vet presidentja përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ajo ka shkruar se veç diskutimit për aspiratën e Kosovës për t'u anëtarësuar në NATO u fol dhe për mbështetjen jetike nga aleatët kroatë.
“Si zakonisht, një takim produktiv me Presidentin e Kroacisë Zoran Milanović, në margjina të Samitit të NATO-s në Ëashington D.C. Diskutuam aspiratën e Kosovës për t'u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen jetike nga aleatët tanë kroatë. Falënderova Presidentin Milanović që gjithnjë ka qenë zë i fuqishëm pro anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.