Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II në Londër. Gjatë ceremonisë Osmani ka takuar Mbretin Charles III dhe kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.
“Mbretëresha do të mbahet mend si një simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë, dhe për angazhimin e saj të palëkundur ndaj shërbimit publik”, ka shkruar Osmani.
Lajmi kryesor:
'Udhëtimi' i fundit i Mbretëreshës dhe fundi i një epoke! Elisabeth varroset në kapelën e Shën Gjergjit, si një shpirt i thjeshtë e i krishterë
SI.E./ReportTv.al