Vjosa Osmani dhe presidenti amerikan Trump, gjatë një takimi

Kosova & Rajoni

Vjosa Osmani uron presidentin amerikan Trump pas betimit: Kosova përjetësisht mirënjohëse, vendi juaj shpëtoi popullin tonë!

20 Janar, 20:14| Përditesimi: 20 Janar, 20:34

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi sot (20 janar) presidentin amerikan Donald Trump, menjëherë pas betimit si kreu i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

Në një letër drejtuar tij, Osmani tha se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë me të, me zëvendëspresidentin JD Vance dhe me gjithë administratën e re, “për të forcuar marrëdhëniet tona të posaçme, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta të lirisë dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë”.

“Lidershipi dhe përkushtimi juaj për të avancuar rrugën e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, është diçka që ne e vlerësojmë dhe e mbështesim me vendosmëri”, tha Osmani në letrën e shpërndarë në X.

Osmani përmendi, gjithashtu, përkushtimin e homologut Trump për të avancuar rrugën që çon në njohjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe tha se si presidente e Republikës së Kosovës, ndan bindjen se kjo do t'i kontribuojë edhe paqes së qëndrueshme dhe afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë kontinentin evropian.

“Kosova do të ketë përjetësisht një ndjenjë të thellë mirënjohjeje për rolin historik që Shtetet e Bashkuara kanë pasur në mbështetjen tonë, në disa prej kapitujve më të errët të historisë sonë”, shkruan ajo më tej.

Dhe në fund theksoi miqësinë mes dy vendeve.

“Përkushtimi i vendit tuaj për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin njerëzor, e ka shpëtuar popullin tonë nga një regjim gjenocidial”, tha Osmani dhe shtoi se Kosova mbetet me krenari “populli më proamerikan” në botë.

Trump u betua sot më 20 janar si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas mandatit të parë përgjatë 2016-2020.

Postimi i presidentes Vjosa Osmani dhe urimi për homologun Trump

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?