Përballja me Spiropalin
gjykata rrëzon Meidanin

11 Janar 2014, 06:33| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Denion Meidani djali i ish-presidentit të Republikës Rexhep Meidani ka humbur betejën ligjore kundër drejtoreshës së Doganave Elisa Spiropali. Në 30 dhjetor, gjykata Administrative ka vendosur të rrëzojë padinë civile të bërë në gjykatë kundër Elisa Spiropalit, duke e akuzuar këtë të fundit për pezullim të padrejtë nga puna. Për këtë çështje Meidani kishte kontaktuar me dy avokatë të cilët e përfaqësonin në gjyqin kundra vendimit të drejtoreshës së doganave Spiropali. Një muaj e gjysëm pas padisë së tij në gjykatën Administrative djali i ish-presidentit Rexhep Meidani,Denion Meidani është rrëzuar nga kjo gjykatë, pasi kishte kundërshtuar thyerjen e afateve për kthimin e një përgjigje për pezullimin nga detyra si drejtor i Departamentit të Antikontrabandës në Administratën Doganore.

Prej datës 12 tetor Denion Meidani vazhdon të jetë i pezulluar edhe pse sipas tij ka një VKM që rregullon pezullimin dhe ka një afat 15 ditor për një vendim përfundimtare. Ndërkohë që gjykata ka vendosur të rrëzojë kërkesën sepse e konsideroi pezullimin si akt të ndërmjetëm dhe duhet pritur afatet përfundimtarë nga drejtoria e doganave, për t`iu drejtuar më pas gjykatës. Ndërkohë që Meidani vazhdon të pretendojë së qëndron i pezulluar në kundërshtim me afatet ligjore. Në 12 tetor të vitit që kaloi drejtoresha e doganave Elisa Spiropali vendosi të pezullojë Denion Meidanin nga detyra, për shkelje të etikës, pasi kishte dekonspiruar një aksion të doganave.

Përplasja e drejtorëshes së Doganave dhe djalit të ish-presidentit Rexhep Meidani, i pezulluar nga posti si shef i Antikontrabandës  vijoi disa ditë, por me anë të letrave publike. Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, në një letër drejtuar publikut ka shpjeguar arsyet e pezullimit të Denion Meidanit ish-shefit të antikontrabandës doganore.  "Denion Meidani është pezulluar nga detyra për paaftësi, mungesë profesionalizmi, dëmtim të imazhit të institucionit’, sqaron Spiropali. E. Qyno

faksimile


Shkrimi u publikua sot (11.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?