PD do negociojë me Alibeajn për presidentin e ri? Hoxha në Report Tv: Kjo tregon që i shërbejnë Ramës! Bashkimi i demokratëve në bazë ka nisur

19 Prill 2022, 19:54| Përditesimi: 19 Prill 2022, 20:57

  • Share

TIRANË- Partia Socialiste përjashtoi Sali Berishën dhe Komisionin e Rithemelimit nga negociatat për zgjedhjen e Presidentit të Ri, por për mbështetësin e ‘Foltores’ Lisandër Hoxhën, kjo tregon se Enkelejd Alibeaj dhe grupi i deputetëve që e mbështet atë i shërbejnë Edi Ramës.

“Ka një interes të përgjithshëm për ta mbajtur situatën zvarrë. Balla tha se do negociojnë me Alibeajn. Balla do zgjedhë se më kë do negociojë nga opozita. Këto janë fakte që ndërtojnë hipotezën tonë që janë bashkë. Kush zgjedh që ta mbajnë opozitën peng, t’i fryjmë humbjes nuk i do të mirën opozitës, mbështet qeverinë. Qëndrojnë argumentet në raport me sjelljen politike të deputetëve”, tha Hoxha në Report Tv.

Në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, Hoxha komentoi edhe qëndrimin e deputetëve demokratë që i kërkojnë Komisionit të Rithemelimit të tërhiqen nga zgjedhjet që po organizon për krerët e rinj të degëve. Sipas Hoxhës ata nuk kanë asnjë tagër ta kërkojnë këtë, por nëse kanë ide më të mira janë të hapur që ta hedhin në votim.

“Nuk janë përgjegjës për organizmin, dhe sikur të mos iu pëlqejë, punë e madhe, se kanë fare për detyrë, nëse ke teza politike që unë propozoj këtë gjënë tjetër, eja na mund me votë. Tentativat që nuk më ftuan, më duket e tepërt, nuk jemi në luftë me demokratë. Kemi vetëm një betejë me qeverinë shqiptare që duam të zëvendësojmë për të bërë një qeverisje më të mirë nesër”, u shpreh ai.

Hoxha thotë se tashmë qëllimi i tyre është që të përballen me regjimin e Edi Ramës, pasi mes demokratëve nuk ka më hasmëri. Sipas tij, plaga që mori Partia Demokratike po shërohet.

“Ka filluar bashkimi në bazë, nuk ka hasmëri mes demokratëve. Do dojë kohën e vet, do i japim gjithkujt mundësinë. Edhe në elektorat është e njëjta gjë, ishte një plagë ajo që i ndodhi PD-së dhe po shërohet. Secili deputet zgjedh rrugën që do. Lufta ka mbaruar, kush i hedh këtij zjarri të shuar benzinë nuk e ndez dot”, vijoi Hoxha.

Hoxha shpjegoi edhe njëherë se zgjedhjet në bazë do të vazhdojnë deri më datë 20 prill, më pas më 30 prill do mbahet Kuvendi Kombëtar ku do të shpallet data për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së.  

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?