Kronikë

Pa forcat RENEA dhe hodhi çantën nga dritarja e lokalit, policia prangos 27-vjeçarin në Fier, kapet me pistoletë me dy karikatorë

16 Qershor 2021, 09:49| Përditesimi: 16 Qershor 2021, 10:58

  • Share

Pas një operacioni të befasishëm të forcave RENEA mbrëmjen e kaluar në Fier për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike, është vënë në pranga një 27-vjeçar.

Indrit Hoxhaj (Kuçi), me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër jetës, drogës e armëmbajtjes pa leje, është arrestuar në ambientet e një lokali në 'Fermë Çlirim'.

27-vjeçari sapo ka parë forcat RENEA ka hedhur nga dritarja e lokalit çantën e dorës brenda së cilës mbante një armë zjarri pistoletë. Gjatë këqyrjes së çantës, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të saj armën e zjarrit pistoletë me dy karikatorë me fishekë luftarakë dhe kartën e identitetit të 27-vjeçarit.      

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 27-vjeçarit I. H. (K)., për veprën penale "Armëmbajtja pa leje"  dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Nga kontrollet e ushtruara mbrëmjen e djeshme në Shkodër e Fier, janë kontrolluar 18 lokale, dhe 21 ambiente të ndryshme. Janë shoqeruar per verifikim në Shkodër e Fier, 23 persona te identifikuar si persona me precedent kriminal apo me tendencë kriminale në fushën e narotikëve e armëmbajtjes pa leje.

1623830217_ARMA.jpg

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?