Në pjesën e parë të Emisionit "Pa Gjurmë" në Report Tv janë publikuar foto dhe video ekskluzive të një personi që sipas një dëshmitareje, është Renato Hamza, këngëtari i tallavasë nga Elbasani, i cili rezulton i zhdukur prej katër vitesh. Për herë të parë pas 4 vitesh nga zhdukja, "Reni i Elbasanit" është filmuar në një lokal në zonën e plazhit në Durrës në shoqërinë e një vajze. Renato Hamza rezulton prej 4 vitesh i zhdukur, ndërsa familja, bashkëshortja dhe vajza e tij 4-vjeçe, nuk dinë asgjë për fatin e të riut, i cili sot është 24 vjeç.
Lajmi kryesor:
EKSKLUZIVE/ U filmua në shtator në Durrës, 4 vite pas zhdukjes, 'Pa Gjurmë' publikon videon e 'Renit të Elbasanit'
b.ha./ReportTv.al