Foto Ilustruese

Media
Top 24

'Pa gjurmë', Nëna në kërkim të vajzës edhe pas 25 vitesh: Dua vetëm t'i kërkoj falje

18 Tetor 2018, 18:24| Përditesimi: 18 Tetor 2018, 18:33

  • Share

Kanë kaluar plot 25 vite, ndërsa  Lejmone Jahaj nuk ka reshtur së kërkuari vajzën e saj, që u birësua pa dijeninë dhe pëlqimin e saj.

Kjo histori e trishtë daton që herët, kur Lejmona asokohë një vajzë e re u martua në moshën 20-vjeçare me Seit Xhaferrin. Viti i parë i martesës do të ishte fillimi dhe fundi i një lidhjeje që nuk do të funksiononte.

Çifti u nda, ndërsa Lejmona ishte shtatzënë kur familja e marton sërish dhe këtë herë me Sokrat Jahaj.

Do të kthehej në dramë jeta e saj kur vjehrra i keqtrajtonte vajzën, në atë kohë vetëm 3 vjeçe. E detyruar nga rrethana të tilla vajzen e lë në në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë. 

Sot 50 vjeçarja tregon se ka mësuar të vetmen të vërtetë atë qëe vajzën e kanë birësuar në vitin 1992.  Ajo ka nje makth që e perndjek, ta shoh Matildën që lindi ditën e 11 janarit të vitit 1988. E bindur që fati i së voglës do të ishte i trishtë pasi për shkak të rrethanave ku ndodhej, ajo nuk dëshiron t’ua rrëmbejë dashurinë e familjes që e ka rritur.

Por vetëm t’i kërkoj falje, një falje të hyjnore për të bijën nga e ëma. Ajo nuk dëshironte ta braktiste vajzën, por askush nuk i zgjati dorën për t’u kujdesur për të, madje as që ta mbante gjatë kohës kur ajo nuk kishte asnje rrugezgjidhje.

Me shpresën se do ta rimerrte kur Matilda e vogel të niste shkollën, Lejmone mëson të vërtetën e hidhur; vajzën e kishin dhënë për birësim. Shokohet akoma më shumë kur mëson se pas këtij vendimi fshihej vjehrra e saj. Që nga ai moment, Lejmone nuk e pa më vajzën e saj…

Sot kjo nënë ka nevojë për ndihmë, në kërkim të gjurmëve është edhe vëllai për motrën, djali nga martesa e dytë e gruas 50-vjeçare.

Mali me malin nuk puqen, por njeriu me njeriun po… Me shpresë se do të vihemi në gjurmët e vajzës emisioni “Pa gjurmë” vendosi ta këtë sot në studio Lejmonën. Ajo ka një mesazh…

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?