Sociale
Media
Top 24

'Pa Gjurmë'/ U vra nga pronari grek 16 vjet më parë, nisin procedurat e kthimit të eshtrave të Eduart Hakës

30 Nëntor 2018, 19:53| Përditesimi: 30 Nëntor 2018, 21:15

  • Share

Rikthehet në ekranin e Report Tv, historia e Eduart Haka, shqiptari që u vra në Greqi nga pronari i tij. Pas shumë kërkimesh dhe me një prokurë nga familja, avokati i emisionit Eduart Mullaraj, është nisur drejt Greqisë për nisur proceduarat e tërheqjes së eshtrave të të riut të vrarë.

“Dua eshtrat e djalit. Asgjë tjetër,”-ky është apeli i nënës që prej 16 vitesh vuan për fatin e djalit të saj.

Edhe daja i tij, i cili e pa edhe për herë të fundit ka bërë apel që eshtrat të rikthehen në mënyrë që edhe i ndjeri të gjejë paqe.

Ajo është nënë e përjeton shumë më keq se nga ne. Po të rikthehen eshtrat ajo do të jetë e qetë.

Kristo Balla, daja e viktimës 

Por cila është historia e Eduart Hakës?

Haka është parë për të herë të fundit nga familjarët e tij në vitin 1993. Ka qwnw daja i tij ai qw  nisi kërkimet në Policinë Greke dhe rezultoi që nipi ishte vrarë nga pronari i tij Jani, i cili ia kishte vjedhur  dhe shumën e parave, Eduartit. Ngjarja bëhet më tronditëse kur daja mëson se pronari  e kishte varrosur trupin e nipit, në tokat e një pjesëe mali. 

Vëllai i Eduartit, Qani Haka tregonte se në gjyqin që i është bërë vrasësit në Greqi, babi i tij ka qenë i pranishëm. "Babai im ka qenë në gjyq dhe Jani e ka pranuar vrasjen. Eduarti ka hapur gropën vet, e madje ai i ka futur brenda edhe dy bagëti."

Për më shumë detaje mbi historinë e Eduart Hakës (LEXO KËTU)

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?